Keisi puth Kristin, Sabiani merr vendimin “drastik” për të bijën (FOTO)

Show Stil/Jetë

Keisi dhe Kristi, çifti më i ri në shtëpinë e Big Brother, i kanë dhënë njëri-tjetrit puthjen e parë. Edhe pse ka qenë në kuadër të lojës, të dy nuk kanë nguruar të shkëmbejnë puthjen e parë mes banorëve të tjerë.

“Cilin banor do zgjidhje të martoje, të dashurojë dhe të eliminoje. Ose përgjigju ose puth dikë në buzë?” Kjo ishte pyetja gjatë një loje që kishte organizuar vëllai i madh.

Duke qenë se nuk dha një përgjigje, atëherë Keisi zgjodhi dënimin dhe puthi në buzë Kristin, të cilit i shprehu ndjenjat dhe i tha se në të ardhmen do ketë dhe të tjera.

 

Mirëpo, gjithë romanca në shtëpinë e Big Brother dhe puthja e djeshme mes vajzës së tij dhe Kristit, ka “agravuar” reagimin e Sabianit. Këngëtari dhe ish-banori i BBVIP 1 ka vendosur që të heqë të bijën nga lista e njerëzve që ndjek në Instagram.

Sabiani ka dalë hapur kundër lidhjes së të bijës, duke thënë se Kristi po gënjen. Madje, Këngëtari ka posuara bisedat e Kristit me Zazën, të dashurën e tij jashtë shtëpisë.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?