SPRINT NEWS ALBANIA

ShowStil/Jetë

Sabiani revoltohet keq kundër Kristit: S’ka dashuri, nuk lejoj askënd të përfitojë!

Gjatë spektaklit të Big Brother VIP është sjellë në diskutim historia e dashurisë që Kristi ka lënë jashtë, ndërkohë që ka nisur një romancë me Keisin. Kjo e fundit u shpreh shumë e shqetësuar për reagimin e të atit, këngëtarit Sabiani i cili ka qenë një vit më parë i ulur në të njëjtin kolltuk si banorë i Big Brother VIP.

Sabiani ka dalë hapur kundër lidhjes së të bijës duke thënë se Kristi po gënjën. Madje Sabiani ka posuara bisedat e Kristit me Zazën, të dashurën e tij jashtë shtëpisë e cila ka publikuar vetë këto mesazhe.

“Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Kejsin nuk jam ai babi tipik shqiptar, perkundrazi me ka pas shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj! Si fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzoj rastin per show. Së dyti, nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe se fundmi nuk mund të dali një ÇAPAÇUL që nuk di pse është futur aty brenda, e të luaj me disa porta”, shkruan Sabiani./Boldnews/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?