“PD s’varet nga “Vula”, Tabaku thirrje për bashkim: Të dalim me 1 kandidat më 14 Maj

Aktualitet Politike

E ardhmja e PD nuk varet nga asnjë lloj vendimi, por duhet të jetë zgjidhje politike”.

Ky ishte mesazhi i qartë që deputetja Jorida Tabaku dha për të dy grupimet e Partisë Demokratike teksa në emisionin “Kjo Javë” bëri thirrje për bashkimin e tyre dhe daljen me një kandidat në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Tabaku komentoi gjatë zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur tek gjyqi për çështjen e “Vulës” në Apel, që do të zhvillohet më 3 mars dhe protestën e së njëjtës ditë.

Neve na bashkon opozitarizmi dhe këtë duhet ta ofrojmë. Unë kam qenë e mendimit se PD duhet të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje. Për këtë arsye kam insistuar. Duhet patjetër të ofrojmë një alternativë. Duhet të ketë përpjekje të jashtëzakonshme për të pasur kandidatë të përbashkët. 14 maji duhet të tregojë se opozita ngrihet mbi interesin personal dhe ofron një alternativë më të mirë. Përtej një vendimi gjykate zgjidhja duhet të jetë politik”, tha Tabaku.

Më tej deputetja e PD deklaroi se duke qenë në një moment para zgjedhjeve lokale, PD nuk duhet të humbë mundësinë për të marrë pjesë në to pasi është një parti elektorale që të vetmen mënyrë për të ardhur në pushtet ka votën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?