Alibeaj prezanton kandidatin për Sarandën ( Emri)

Politike

Partia Demokratike ka zbuluar sot një tjetër kandidat për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Skender Muço është prezantuar sot me strukturat e degës, si kandidati për kryetar bashkie në Sarandë nën siglën e PD. Prezantimi u bë gjatë një takimi në Sarandë nga Enkelejd Alibeaj.

Skender Muço, me profesion jurist, Mjeshtër Sporti në not do të garojë për bashkinë e skajit jugor të vendit.

Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve dhe prej disa vitesh një biznesmen i suksesshëm.  Skender Muço, është qytetar nderi i Sarandës, kontribuues që në themelim në Partinë Demokratike,  si dhe ka qenë po si përfaqësues i PD në Këshillin bashkiak.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?