Vriten 7 vetë për humbjen e një loje në bilardo

Bota

Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Brazil, ku kanë mbetur të vrarë 7persona, mes tyre dhe një vajzë 12-vjeçare.

“Neë York Post” shkruan se gjithçka ka nisur pasi dy autorët kishin humbur dy lojë bilardo, ndërsa fituesit po i tallnin. Ahtu të nervozuar autorët Edgar Ricardo de Oliveira, 30 vjeç dhe Ezequias Souza Ribeiro, 27 vjeç, morën armët që kishin në mjet dhe sulmuan me breshëri plumbash personat që ishin në këtë ambient.

Në video, njëri nga dy sulmuesit mund të shihet duke qëlluar pa ndalim duke lënë në tokë 7 viktima, ndërsa disa largohen duke vrapuar.

Delegati i Policisë Civile, Braulio Junqueira, shpjegoi se Oliveira kishte luajtur një lojë bilardo me një prej viktimave dhe kishte humbur rreth 4,000 reai (640 £).

Pasdite, ai u kthye me Ezequiel, por humbi përsëri. Poshtërimi dhe refuzimi për të paguar bëri që autorët të masakrojë pothuajse të gjithë të pranishmit. Policia është në kërkim të dy autorëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?