Meta zbulon bisedat me Kokën: I thashë Lefterit hap sytë kur firmos se Rama nuk merr vesh…

Aktualitet Politike

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka treguar bisedën me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka si dhe me ministrat e tjerë të emëruar nga ai.

Ai tregon se e ka këshilluar Kokën dhe ministrat e tjerë të kenë kujdes kur firmosin pasi “Rama nuk e di rëndësinë e ligjit dhe të letrave”.

Ai shtoi se Koka ka vepruar me “bekimin e Edi Ramës”, duke iu referuar firmave të hedhura për inceneratorët.

“Lefteri po bën shërbimet e veta ndaj Edi Ramës për gjërat e veta.

Lefterit dhe të gjithë ministrave që kam emëruar unë, u kam thënë hapni sytë kur firmosni, kini kujdes dhe mos e dëgjoni atë, sepse ai nuk e di rëndësinë e ligjit dhe të letrave. Se çfarë ka firmosur ai, e di vetë ai.

Çështja e inceneratorëve, u krijua me problemin e Fierit, që dilnin njerëzit. I kam thënë, zotëri nëse janë bërë në kundërshtim me rregullat, mos më ngatërro mua me këtë histori. I kam ndërprerë marrëdhëniet me të, 3-4 muaj para se të digjte mandatet opozita. Nuk kishim përgjegjësi të merrnim në mbrojtje një njeri që ka bërë letrat me bekimin e Edi Ramës. Mos e di budalla Shkëlqim Canin, që nuk pranoi të bëntë këto gjëra? Karriken e zë dikush tjetër, por firma mbetet aty”, tha Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?