Gështenja: Përmes inceneratorëve, Rama vijon të vjedhë sasi të mëdha parash publike të shqiptarëve.

Aktualitet
Deputeti Lefter Geshtenja ka reaguar serish ne lidhje me ceshtjen e iceneratoreve. Ai ka publikuar fakte te tjera te cilat i ka bere publike ne profilin e tij.
Postimi i plote:
Geshtenja: Përmes inceneratorëve, Rama vijon të vjedhë sasi të mëdha parash publike të shqiptarëve.
Mbi 100 milionë euro janë zhdukur deri tani por sërish Rama merr para ku të mundet, edhe tek bashkitë më të varfëra.
Bashkia Prrenjas shpenzon para për inceneratorët duke hapur tender për dërgimin e plehrave në inceneratorin e fikur të Elbasanit.
Plot 83 milion lekë do të zhduken sërish, që për një zonë të varfër si Prrenjasi vlejnë kaq shumë.
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Të paktën do kishim një rrugë, një shkollë, një qendër shëndetsore, një ujësjellës më shumë apo 150 familje mund të trajtoheshin 1 vit me ndihmë ekonomike nëse këto para do përdoreshin për njerëzit dhe hallet e tyre.
Kjo qeveri duhet larguar një orë e më parë!
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?