Të dënohet dhuna dhe ksenofobia ndaj shqiptarëve si ajo e ndodhur në doganën e Muriqanit

Aktualitet
Të dënohet dhuna dhe ksenofobia ndaj shqiptarëve si ajo e ndodhur në doganën e Muriqanit, qeveria e Malit të Zi të zbardhi ngjarjen e të vë autoret e veshur me rrobën e shtetit para drejtësisë!
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT
Drejtuar Kryeministrit të Malit të Zi z.Dritan Abazoviç.
I Nderuar z.Abazoviç!
Partia Levizja e Legalitet, respekton dhe përshëndet çdo zhvillim e çdo standart demokratike arritur kohët e fundit në Malin e Zi.
Ne, pavarsisht historisë dhe ndarjes gjeografike tē sotme, kemi qenë dhe jemi për marrëdhënie të një fqinjësie të mirë me shtetin malazes, mbeshtetur kjo në çdo marreveshje midis dy shteteve tona dhe në çdo konvent nderkombëtare.
PLL, dënon ashpër dhe e quan të paprecedent atë që ndodhi në doganën Murriqanit ku një familje qytetare shqiptare u dhunua brutalisht nga punonjësi i policise shtetërore të Malit të Zi.
Prandaj, ju bëjmë thirrje Ju, si kryeministër i këtij shteti, që nëpërmjet organeve ligjzbatuese tuajat, të merrni masat e duhura për zbardhjen e ngjarjes, nxjerren dhe denimin e autorit përkatës që ngjarje dhe akte të tilla të të mos përseriten.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?