Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e prokurorisë për të pandehurit e akuzuar si pjesë e organizatës famëkeqe “Hakmarrja për drejtësi”.
Dje dhoma e këshillimit në Gjykatën e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që shpalli të pafajshëm të gjithë anëtarët e këtij grupi.
Prokuroria e Krimeve të Renda kishte kërkuar rikthim të çështjes për gjykim në shkallë të parë. Kujtojmë se vendimi i Gjykatës së Apelit u shpall me 13 shkurt të vitit 2017, ku të gjithë të pandehurit u liruan nga akuzat.
REKURSI I PROKURORISE
Në datën 25 maj 2017, Gjykata e Lartë shpalli regjistrimin e çështjes me rekurs të prokurorisë, e cila është shprehur kundër vendimit që dha pafajësinë për të pandehurit e kësaj çështjeje.
Sipas Prokurorisë, të pandehurit duhet të gjykoheshin për akuzat: “akte terroriste”; “vrasje në rrethana të tjera cilë- suese”; “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë; “vjedhje me pasojë vdekjen” në dy raste; “vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” në dy raste, “rrëmbim dhe mbajtje peng e personit në rrethana lehtë- suese” në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale etj.