Japoni, Rama takohet me drejtuesin e kompanisë së teknologjisë së lartë

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me disa foto nga takimet që po zhvillon në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Japoni.

Rama është takuar sot me drejtuesin e kompanisë “Sumitomo Electric” me 400 filiale në botë dhe që ka 1200 punonjës në Shqipëri.

Kryeministri thekson se kjo kompani ka sytnimi që të hapë edhe 1000 vende të reja pune.

“Dhe me ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni, që nisi me takimin me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”, me 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri, ku objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja pune, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?