Belind Këlliçi: Më 14 maj do i japim kryeqytetit alternativë dhe shpresë

Politike

Kandidati për PD-në për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijon me takimet e tij në terren. Në një reagim në faqen e tij zyrtare të ‘Facebook’, Këllëçi pohon se çdo fjalë e shtrëngim dore është motiv për të dhe ekipin e tij.

Mes të tjerash ai thekson se do i japin Tiranës më 14 maj një alternativë shprese.

“Ditë e bukur me bashkëqytetarët në Xhamllik. Çdo fjalë e dorështrëngim është një motiv më shumë për mua dhe ekipin që të punojmë për t’i dhënë Tiranës mundësitë që meriton, alternativë dhe shpresë më 14 maj. #Njësia3”, shkruan Këlliçi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?