Alibeaj: Jemi të bindur se kujt i përket vula, pala tjetër të respektojë ligjin!

Politike

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim sot me me strukturat drejtuese të degëve të PD nr. 2 dhe 4 në Tiranë ditën e sotme.

Pak ditë para se Gjykata e Apelit të japë vendimin për vulën e PD-së, Alibeaj i bëri thirrje Sali Berishës  që të respektojë vendimin e Apelit. Ai u  shpreh se është i bindur se kujt i përket vula, duke shtuar se më 3 mars flet ligji.

“Më 3 mars flet ligji dhe ne jemi të bindur se kujt i përket e drejta e vulës dhe siglës. Unë palës tjetër i them që të respektojë vendimin dhe këtë gjë do bëj edhe unë. Revolucioni i vërtetë nuk orkestrohet nga lart, besimi duhet të lindë nga njerëzit, duket të ndodhë në mendjen e cdo shqiptari, pa dallim orientimi, të majtë apo të djathtë.

Njerëzit mblidhen në mënyrë spontane, jo me orkestrim politik që nuk sjell asnjë gjë të re. Edi rama nuk Ikën po i the ik. Kush nga palët në parlament që bëjnë zhurmë të madhe guxon të përmend një oligark? Ata që i presin në paradhomë, që ulen me ta? Kush e ka bërë luftën kundër inceneratorëve, kush e ka bërë luftën kundër invvestitorëve strategjikë, hapjen e dosjeve e akuzohemi edhe si të shitur, ne jemi të shitur? Kjo kërkon kurajo të fortë.”, u shpreh Alibeaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?