Kroati ka folur për çështjen e rinovimit, me kontratën me Los Blancos që përfundon në qershor.
“Nuk kam folur për rinovimin tim me klubin, njësoj si vitin e kaluar në këtë periudhë. Jam i qetë, por pyetja rreth rinovimit më mërzit.Sepse më duhet të përsëris gjithmonë të njëjta gjëra. Unë ndihem shumë mirë te Reali, dua të vazhdoj të luaj këtu. Sa i përket kontratës së re, unë duhet ta meritoj atë. Do të flas edhe me drejtuesit. Por dua ta meritoj rinovimin, nuk dua të ma dhurojnë”, deklaroi Luka Modric.
Total 0 Votes
0
0