VIDEO/ Sulmuesi shqiptar, tjetër gol në Itali

Sport

Sulmuesi shqiptar, Silvio Merkaj është abonuar me golin në Serinë C italiane. 25-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Entelës në duelin ndaj Montevarçit që përfundoi me rezultatin e pastër 3-0.

Merkaj hapi serinë e golave në minutën e 48, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ky ishte goli i 11-të në kampionat për sulmuesin shqiptar që është shndërruar në një bomber të vërtetë te skuadra e Entelës, që kërkon ngjitjen në Serinë B.

Viti 2023 duket se do të jetë viti i Merkaj, pasi deri tani ka arritur të realizojë 7 gola në vetëm 2 muaj të këtij viti kalendarik.

Me këtë ecuri të frikshme, gjasat janë të mëdha, që sezonin e ardhshëm, 25-vjeçari shqiptar, të bëjë hapa të rëndësishme ne karrierë, duke u transferuar në nivele më të larta të futbollit.

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?