Sirenat e sulmit ajror tingëllojnë ndërsa presidenti i SHBA-ve, Joe Biden po zhvillon një takim me kryeministrin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kiev.
Mediat e huaja shkruajnë se, Joe Biden ka shkuar në Ukrainë në kuadër të 1 vjetorit të ofensivës ruse, e cila filloi më datë 24 shkurt.
Në momentin që dyshja largohet nga Katedralja e Shën Michael në qendër të Kievit, dëgjohen sirenat e sulmit në të gjithë kryeqytetin.
BBC raporton se, vizita në Kiev mbeti sekret për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Total 0 Votes
0
0