Gramshi që nuk duam. Një kryetar në ikje me xhepat plot si asnjëherë më parë ku dosjet në SPAK…

Shkrime
Gramshi që nuk duam. Mesa duket fushata ka filluar në heshtje në qytetin e vogël rilindas të Gramshit. Një kryetar në ikje me xhepat plot si asnjëherë më parë ku dosjet në SPAK duket se i kanë mbërritur me kohë, por që prokurorët akoma nuk kanë kohë për ta parë dritën e së vërtetës në sy.
Kryetar bashkie si Klodjan Taçe as ka parë e as ka dëgjuar historia post komuniste, mjafton që të pyesësh një qytetar gramshiot dhe plot mllef të rrëfen sesi nga një ngrënës farash nëpër trotuare,brenda mandatit të parë si kryetar bashkie,i blen makinë gruas mbi 20 mijë euro,shfrytëzon pyjet nëpërmjet vëllait të tij,krijon klientelë tenderash dhe çdo punë i jepet vetëm dy shokëve të ngushtë.
Ky pra është Gramshi i njerëzve të punës por që po brakiset prej njerëzve të zullumit. Por më e keqja akoma nuk ka mbarur pasi ai që pritet të vijë,deputeti Ajazi,pa hyrë në dyert e bashkisë,ka filluar të qelbet erë.Me izmin e tij ai lejon të ndërtohet në mes të qytetit pa pyetur për institucione. Kryetari i FRESH, zapton hapësirën publike pa iu dredhur qerpiku vetëm e vetëm sepse ka lejen në heshtje të mikut të tij Besjan Ajazi.
Ja pra miq të majtë e të djathtë,kjo është panorama në vija të ngushta e asaj që iku dhe e asaj që pritet të vijë në qytete të tilla dhe jo vetëm.Ky nuk është Gramshi që duam por Gramshi që po grabitet!

Mësohet se Taçe është marrë në pyetje nga Prokuroria e Elbasanit ne vitin 2020 përreth 3 orë si person që ka dijeni për një dosje hetimore.

Dyshimet për korrupsion me tendera, Prokuroria merr në pyetje kryebashkiakun e Gramshit

Ligjërisht, Klodian Taçe si kryetar është i detyruar t’i përgjigjet prokurorisë në lidhje me tenderat që bashkia fiton dhe që janë objekt hetimi.

Veç kryetarit të bashkisë, janë marrë në pyetje edhe specialist të bashkisë.

Kreu i Bashkisë Gramsh është marrë në pyetje në lidhje me një ngjarje të vjetër, kohë kur Taçe ka qenë punonjës i një kompanie private.

Bashkë me të janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Klodian Taçe ka patur edhe më herët probleme me drejtësinë, pasi është akuzuar se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, hetimin për vjedhje nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2009. Kryebashkiaku i Gramshit, Klodian Taçe, është shoqëruar në prokurori, aty ku është marrë në pyetje lidhur me një hetim që ka nisur mbi dyshimet rreth procedurave abuzive dhe dyshimeve për korrupsion në prokurime dhe tendera.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?