Tjetër mrekulli në Turqi, shpëtohen tre persona pas 12 ditësh kërkime nën rrënoja, mes tyre një fëmijë (VIDEO)

Bota Rajoni

Pas 12 ditësh kërkime tre persona duke përfshirë një fëmijë dolën të gjallë nga rrënojat e ndërtesës së banimit Kanatlı. Ata u shpëtuan nga ekipet e kërkimit të cilët nuk i kanë ndalur kërkimet ndonëse shpresa për të mbijetuar sa vjen e venitet.

Ekipet shpëtuan një fëmijë, një grua dhe një burrë, të cilët konsumuan lule dhe insekte për të mbijetuar.  Ndërkohë vazhdojnë me intensitet të pandërprerë operacionet e kërkim-shpëtimit në Hatay.

Pamjet e transmetuara nga rrjetet televizive tregojnë se tre personat janë dërguar në autoambulanca për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?