Rama ndan foto me Komisionerin Europian për Marrëveshjen e Gjelbër në Mynih

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih për Konferencën e Sigurisë, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë europianë. Ai ka publikuar një foto pak më parë një foto nga tryeza, ku është ulur me Komisionerin Europian për Marrëveshjen e Gjelbër, Frans Timmermans.

“Munich Security Conference 2023

Mynih – Me Komisionerin Europian për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, Frans Timmermans, mbi nevojën për të rritur mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama në fotot që shpërndan në Facebook.

Më herët Rama u takua me bosin e “Total Energy Group”, Patrick Poyanné, ku ka biseduar për investimet e kolosit francez të energjisë në Shqipëri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?