Bozo: Më zuri koka në kuvend, ky vetëm revolucion nuk është

Intervista Politike

Ajo u shpreh se ishte e pranishme vetëm 45 minuta në seancën e fundit plenare, por u largua me dhimbje koke për shkak të zhurmës akustike të shkaktuar nga opozita.

“Ajo seancë, ishte për mua jo normale, sepse në vend të bëhen diskutime pro dhe kundra, seanca ishte një tmerr i vërtetë. Unë tre çerek ore ndenja dhe më filloi një dhimbje koke e tmerrshme nga rënia e bilbilit dhe tavolinave me dorë”, u shpreh ajo.

Bozo është pyetur edhe në lidhje çështjen e McGonigal  dhe përfshirjen e emrit të kryeministrit Edi Rama, ku tha se duhet pritur që drejtësia amerikane të përfundojë hetimet, dhe më pas të kërkohet që të veprojë Prokuroria jonë.

“Unë mendoj se çështja McGonigal i përket SHBA dhe do ta zgjidhin ata, dhe nëse gjatë shqyrtimit do dalë ndonjë gjë nga këto probleme që ngre opozita, atëherë do vijë puna dhe tek ne. Sepse duhet të kesh prova ta çosh në Prokurori që të nisin hetimet. Nuk dyshoj, se drejtësia amerikane është drejtësi në kuptimin e vërtetë të fjalës, dhe problemet e tjera janë fare absurde, që dhe një fëmije t’ia thuash nuk i beson… që një kryeministër do bëka gjithë këtë gjullurdi. Ky vetëm revolucion nuk është… revolucioni është një vullkan. Nuk është me aq njerëz sa dolën në protestë. Revolucioni vjen nga një revoltë e përgjithshme për gjërat që njerëzve u ka ardhur laku në fyt”, tha ajo për “Kjo Javë”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?