Belind Këlliçi: Më datë 15 maj, unë do të hap dyert e Bashkisë për qytetarët.

Politike

Belind Këlliçi ka qene sot i ftuar ne konventen e grupimit te dhjetorit. Kjo eshte bere e ditur nga vete kandidati per Bashkine e Tiranes ne profilin e tij.

Postimi i plote:

Me Grupimin Dhjetor ’90 i kemi patur zyrat ngjitur në selinë e PD-së. I njoh prej vitesh, madje të gjithë ne e njohim kontributin historik të Studentëve të Dhjetorit, atyre të rinjve që guxuan si pakkush të dilnin hapur kundër regjimit më gjakatar në Europë.

Kishte dhe asokohe shumicë të heshtur e sehirxhinj divanesh që villnin vrer kundër frymës për ndryshim, por si thoshte Gandi, në fillim të injorojnë, qeshin me ty, pastaj të luftojnë dhe në fund ti fiton.


Faleminderit për frymëzimin!
Tirana nuk do të mbetet siç është! Në datë 15 maj, unë do të hap dyert e Bashkisë për qytetarët.

Falenderoj Z. Bislim Ahmetaj për punën e tij në drejtimin Grupimit Dhjetor ’90 dhe suksese të përzemërta pasuesit të tij, Z. Ajet Ramçaj!

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?