Zagrebi mirëpret artistin shqiptar Mirush Kabashi në një mbrëmje artistike

Kulture

Aktori i mirënjohur shqiptar Mirush Kabashi ka qenë i ftuar nderi në mbrëmjen artistike, të organizuar në kuadër të së Kosovës në Kroaci, me ftesë të Shoqatës së Grave Shqiptare të Zagrebit “Drita“.

Në këtë event kulturor ishin të pranishëm: ambasadori shqiptar në Kroaci, Riza Poda, pianistja e njohur Dhurata Lazo, ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj, ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Milaim Fetai, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, përfaqësues të komunitetit shqiptar, dashamirës të artit etj.

Në fjalën e tij, ambasadori Poda vlertësoi figurën e artistit shqiptar, Mirush Kabashi, i cili solli emocione të  forta përmes leximit të poezive nga autorë të ndryshëm.

Postimi i ambasadës shqiptare në Zagreb:

ZAGREBI MIRËPRET AKTORIN MIRUSH KABASHI

Në kuadër të javës së Kosovës në Kroaci, me ftesë të Shoqatës së Grave Shqiptare të Zagrebit „Drita“, Ambasadori Poda mori pjesë në mbrëmjen artistike me aktorin e madh Mirush Kabashi, si dhe piansiten e njohur Dhurata Lazo.

Në këtë mbrëmje artistike, krahas Ambasadorit Poda, morën pjesë edhe Ambasadori i Kosovës, z.Martin Berishaj, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, z. Milaim Fetai, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, përfaqësues të komunitetit shqiptar, dahsamirës të aritit etj.

Në fjalën e tij, Ambasadori Poda vlerësoi figurën e aktorit të madh të kombit shqiptar, Artistin e Popullit, Mirush Kabashi, përmasat dhe dimesioni i të cilit kanë kapërcyer kufinjtë e Shqipërisë.

Në vijim, aktori Mirush Kabashi përmes recitimit mjeshtërisht të poezive nga autorë të njohur shqiptarë, solli emocione të fuqishme për të gjithë të pranishmit. Mbrëmjes artistike i shtoi ngjyra edhe loja virtuoze e pianistes Lazo. Mbrëmja kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?