Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Astrit Patozi i Bindjes Demokratike kanë zyrtarizuar këtë të premte marrëveshjen për koalicion të përbashkët në zgjedhjet e 14 Majit. “Ka ardhur dita që Shqipëria të qeveriset ndryshme, gjithë shoqëria shqiptare”, janë shprehur politikanët.
“Nuk mund të pranojmë më që dy njerëz të drejtojnë Shqipërinë. Nuk mund të pranojmë që kryeministri të jetë dhe president dhe kryetar bashkie, dhe guvernator banke. Ka ardhur dita që Shqipëria të qeveriset ndryshme, gjithë shoqëria shqiptare.
Ne nuk hyjmë në fushatë për të dëmtuar njeri, por hyjmë aty ku mendojmë se mund të fitojmë ne. Ne do garojmë për proporcionale”, tha Dash Shehi për mediat.
Ai theksoi se LZHK dhe Bindja nuk do të futen në garë për dëmtuar PD apo partitët e tjera opozitare, por për të vlerësuar se aty ku mund të fitojnë, të dalin me kandidatin e tyre. Si Shehi dhe Patozi, kanë njoftuar një kusht për Partinë Demokratike.
Ata janë shprehur se atje ku demokratët do të arrijnë marrëveshje mes tyre dhe do të nxjerrin vetëm një kandidat, LZHK dhe Bindja do ta respektojnë duke mos garuar me kandidatin e tyre. Në rastin kur vetë PD do të nxjerrë dy kandidatë, atëherë dhe koalicioni i Shehit dhe Patozit do nxjerrë të vetin.
“Objektivi ynë është proporcionale. Ne na ndan me zotin Berisha vizioni politik. Aleanca politike është bashkim ideshë, ne na ndanë një humnerë e thellë për vizionin politik sesi e shikojmë ne të ardhmen e Shqipërisë. Unë shikoj që ka ardhur PD te idetë tona, nuk kemi shkuar ne te PD”, u shpreh Astrit Patozi.