AktualitetShkrime

Rakia, “helmi” i shqiptarëve, studimi: Përmban plumb, bakër dhe etanol.

Tani edhe për rakinë shqiptare ka një studim ndërkombëtar. Revista prestigjioze shkencore “Heliyon” zbulon se brenda pijes tradicionale dhe shumë të vjetër shqiptare, ka në masë të madhe metale të rënda. Por duket se kjo nuk i ka trembur ata që konsumojnë rakinë. Sipas studimit të revistës “Heliyon” faktohet se rakia e prodhuar në vendin tonë ka toksina e metale që paraqesin rrezik për shëndetin publik.

“Atëherë duhet ta lemë fare”, -shprehet një qytetar, ndërsa një tjetër thotë se rakia është e pakontrolluar se të ishte e kontrolluar nuk sëmureshin njerëzit. Të vetëdijshëm se po pinë helm, qytetarët i dinë rreziqet. Të pyetur nga News 24 secili ka teorinë e tij si të dallojnë rakinë cilësore nga ajo e pakontrolluar. Besojnë se është pa hile kur e shikojnë vetë të dalë nga kazani, ndërsa shtojnë se lokalet abuzojnë.

“Ne e kemi ditur këtë pune, me mirë njohim rakinë sesa njohim njerëzit, në vend e dallojmë cilësinë me erë, se rakia pihet me hundë nuk pihet me gojë, ta dish mirë. Me ‘ok’ e kam pirë, tani mund të pi katër ose pesë gota. Është raki e keqe nëpër lokale, në lokale, i fusin sheqer. E rrezikshme tani kam një muaj e ca e kam lënë, po bëj pushim nga rakia, se e kam pirë shumë”, -shprehet një qytetar për News 24 teksa pushon tek sheshi “Shtarus” në kryeqytet.

Nga ana tjetër një qytetar shprehet se; “Unë kam 50 vjet që e pi dhe i kam shëtitur të gjithë klubet e Tiranës. Në këto vende nuk ka fare kontroll fare. Në ato klube vete njeri të marri ndonjë gotë e ta çojë për analiza në laborator. Rakia 300 lek është, ta shet ajo tek klubi 50 lekë gotën”.

 

 

Në studim u morën 30 monstra nga rakia shqiptare të prodhuar nga jugu ne veri nëpër lokale, restorante dhe nga prodhuesit artizanal nëpër shtëpitë e tyre. Po ashtu u zbulua se plumbi është i pranishëm në 60% të mostrave prej të cilave 33% kishin një përqendrim mbi limitin e lejuar.

Ndërkohë, te rakia u gjet edhe prani e metaleve si alumin, bakri, hekuri, mangani, plumbi dhe zinku. Ndërsa në 63.3% te rasteve kishte përqendrim të etanolit në masën 40% prania e plumbit dhe bakrit tejkaluan vlerën e tyre kufi prej 2.0 dhe 0.2 mg për litër deri në 90% të mostrave të marra, aq sa paraqesin rrezik potencial për shëndetin publik. Studimi është një alarm për instancat e shëndetit publik për rrezikun që sjell konsumimi i rakinë në Shqipëri. Rruga se si ky apo të tjerë metale kanë hyrë në pije mbeten për t’u studiuar pasi kjo është një tjetër pyetje kërkimore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?