Kryeministri Eddi Rama po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe sot është takuar me kryesenatoren amerikane Jeanne Shaheen dhe senatorin Chris Van Hollen.
Lajmin e jep vetë kryeministri dhe nga fotot shihet se bashkë me të janë ministrat Peleshi e Xhaçka dhe drejtori i komunikimit Endri Fuga.
“Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi”, shkruan Rama.