AktualitetPolitike

Berisha: Protestën e radhës do ta mbahjmë në Surrel

Sali Berisha ka deklaruar se protesta e radhës do të mbahet në Surrel, atje ku jeton kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh se meqënëse Rama nuk vjen për të dhënë përgjigje për çështjen e McGonigal, atëherë ata do të shkojnë atje.

“Simboli i të keqes është Surreli. Ai nuk pranon të vijë këtu, as atje. Atëherë do të shojmë ne atje ku struket ai. Paqësisht, paqësisht do japë përgjigjet e mocionit. Po u përgjigj mirë, po nuk u përgjigj ne nuk e prekim. Paqësisht. Surreli do jetë objekt i revolucionit paqësor. Shkojmë ne t’i “themi kemi 13 pyetje o Sulltan”. Revolucioni nuk ndalet, por të jeni të sigurt që do fitojmë” tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?