Makarona me krem tartufi

Gatime

Recete nga znj Eneida
Përbërësit

300 gr makarona
1 patate mesatare
1 kërpudhë

1 qepë e prerë në feta të holla
60 gr gjalpë
2 lugë gjelle salcë tartufi
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri

Përgatitja
Në gjalpë skuqim qepën dhe pataten e prerë në kubikë të vegjël. Shtojmë ujë nga makaronat dhe i gatuajmë sa të zbuten. I kalojmë në një tas, shtojmë akoma ujë dhe i grijmë me mikser. Masa duhet të jetë e trashë. E kalojmë sërish në tigan me salcën e tartufit, kripë dhe piper të zi. Shtojmë makaronat dhe i trazojmë. Në pak vaj ulliri skuqim kërpudhën e prerë hollë dhe e shërbejmë mbi makaronat.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?