Aktualitet

Rama në Durrës, ndjek punimet e Lungomares së Plazhit

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka ndjekur nga afër ecurinë e projektit të madh të Lungomares së Plazhit të Durrësit.

Në llogrinë e tij në “Facebook”, kryeministri ka publikuar disa foto ku shihet krah kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Rama shkruan se faza e parë prej 2 kilometra e Lungomarës së Plazhit të Durrësit do të përfundojë në qershor, ndërkohë qe paralelisht po finalizohet edhe projektit i zgjerimit të konsiderueshëm nga deti të sipërfaqes ranore, që do të nisë nga zbatimi në fund të sezonit turistik, së bashku me segmentin tjetër të Lungomares prej 1km, ku plazhi do të lidhet me Portin e Ri Turistik

“Me Anin, kryetaren e palodhur të bashkisë dhe skuadrën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për të ndjekur nga afër ecurinë e projektit të madh të Lungomares së Plazhit të Durrësit, ku po punohet për fazën e parë prej 2km, e cila do të duhet të përfundojë në qershor, ndërkohë qe paralelisht po finalizohet edhe projektit i zgjerimit të konsiderueshëm nga deti të sipërfaqes ranore, që do të nisë nga zbatimi në fund të sezonit turistik, së bashku me segmentin tjetër të Lungomares prej 1km, ku plazhi do të lidhet me Portin e Ri Turistik”, shkruan Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?