Hysaj titullar dhe 90 minuta për Lazion

Sport

Lazio është ndalur për të dytën ndeshje radhazi në barazim, duke humbur kështu mundësinë të marrë vendin e tretë në renditje. Bardhekaltrit nuk shkuan më shumë se 1-1 në transfertës ndaj Veronës. Një pikë që mban Lazion në vendin e katërt, në zonën Champions, por Atalanta dhe Milan janë vetëm një pikë nga pas.

Ndeshja në stadiumin Bentegodi do të zhbllokohej në minutën e fundit të pjesës së parë. Pedro shënoi një supergol, duke çuar të tijtë në pushim në avantazhin e një goli. Vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 51-të barazojnë me Ngongen.

Pavarësisht rasteve që krijuan të dyja skuadrat, nuk pati më gola, me Veronën që mbetet në vendin e 18-të në zonën e skuadrave që bien nga Serie A. Elseid Hysaj luajti për 90 minuta të plota me Lazion në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke u vlerësuar me notën 6.

 

 

“Lëvizi shumë në mbrojtje duke u përfshirë shpesh në duel me Depaolin, të cilin e mbuloi mirë, por kjo ç’ekuilibroi lojën e Lazios në korsinë e kundërt, duke mos i dhënë dorë konkrete Zaccagnit. Hysaj dhe disa pasime të mira vertikale, megjithatë nuk u shfrytëzuan siç duhet nga pjesa tjetër e ekipit” – ishte komenti për Hysajn.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?