Alibeaj: PS nuk pranoi të zhvillojë interpelancën me Ramën për McGonigal

Politike

Pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat u shpreh se në mbledhje kërkuan interpelancë me kryeministrin Edi Rama, lidhur me çështjen e ish-agjentit të FBI-së, McGonigal.

Gjatë fjalës së tij Alibeaj tha se opozita gjatë kësaj mbledhje dorëzoi katër kërkesa të cilat u shtynë.

Ai tha se Rama duhet të dalë në Parlament dhe të japë shpjegim para deputetëve si dhe para shqiptarve për këtë çështje, teksa më tej theksoi se mazhorana ka shtyrë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor.

“Cila ishte përgjigjja e mazhorancës, nuk e pranoi se e ezaurua seancën e kaluar. Nuk përgjigje Rama se është fshehur dhe do duhej të përgjigjej Elisa. Shkelje e rregullores. Ishte vetëm njëra. Kërkesa e dytë është një kërkesë bazuar në rregullore për pyetje dhe përgjigje që i drejtohet Ramës. 15 pyetje që ia drejtojnë kryeministrit dhe ka detyrimin që të përgjigjet. Ka pasur edhe kohën t’i lexojë të mbledhë prova dhe të japë përgjigje.

Ka një kërkesë për mocion, e paraqitur dy seanca më parë. Kërkonte që do duhej që secili nga deputetët të shprehet në kohë limit, që ka 10 minuta. Cili ishte qëndrimi i mazhorancës, kanë detyrimin që ta caktonin në seancën më ta parë. Jo e shtynë nuk caktuan një datë me arsyetimin se nuk ishin edhe dy krerët e grupeve të tjera”, tha Alibeaj.

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Për kontaktet që ai ka pasur për dhëniet marrjet që ka pasur me ish drejtuesin e FBI. Për 245 mijë dollarët e dhënë. Për informacionet e dhëna për dhënien e koncesioneve e me rradhë. Instrumenti është i thjeshtë interpelanca. Është i detyruar të jetë i pranishëm në seancë dhe të japë shpjegime.

Dokumentet amerikane e përmendim me emër dhe mbiemër. Nuk e pranojnë se sipas tyre u ezaurua seancën e kaluar, nuk përgjigjej Rama se ishte i fshehur.

Kërkesa e dytë ishte një kërkesë bazuar në rregullore për pyetje dhe përgjigje që i drejtohet Ramës. Është një lojë si e si për të fshehur Ramën nga disa të vërteta që nuk kanë dalë nga ne, opozita, por nga drejtësia amerikane. Së treti ka një kërkesë për mocion e paraqitur dy seanca më parë, i cili kërkon që sipas rregullores do thuhet që secili nga deputetët të shprehet në kohë, 10 minuta, cili ishte qëndrimi i anëtarëve të mazhorancës? Në seancën e shtynë nuk u caktua me arsyetim se nuk qenkërkan edhe dy kryetarët e Grupit Parlamentar të tjerë. Ishte edhe një kërkesë e 4 për Komisionin Hetimor, një kërkese që ka të ligja .

Tradita e këtij Parlamenti parashikon nënshkrimet 35 deputetë të parlamentit kanë nënshkruar për ngritjen e këtij Komisioni. Së treti ka të përcaktuar edhe numri e anëtarëve të komisionit hetimor prej 15 anëtarë dhe ka përcaktuar dhe afatin për datën.   Kjo është asgjesim total i një prej komisionin hetimor.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?