Dy persona janë plagosur pasi ashensori ku ndodheshin është shkëputur. Ngjarja ka ndodhur në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, në Tiranë.
Policia tha se ashensori ka pësuar defekt dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).
Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.
Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Total 0 Votes
0
0