Aktualitet

Alda Klosi, ish-zyrtarja e arrestuar dërgohet me urgjencë në QSUT

Ish-zyrtarja e lartë Alda Klosi ka përfunduar në spital, vetëm pak orë pas arrestimit me akuzën e pastrimit dhe fshehjes të të ardhurave.

Mësohet se Klosi ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e QSUT. Gjendja shëndetësore e saj është stabilizuar pas kujdesit të mjekëve, ndërsa gjatë gjithë kohës ka qenë edhe në ruajtjen e policëve.

Raportohet se Alda Klosi ka shfaqur probleme kardiake.

Klosi u prangos pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cila zbuloi skemën e shumave të mëdha të parave që ajo grabiti nga banesa e ish-zyrtares.

Dobi, e cila është pas hekurave së bashku me djalin e saj, Havier Dobi, rrëfeu se shumat e mëdha të parave kishin mbërritur me qese te shtëpia e Klosit, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar pastrueses t’i vidhte paratë me konsensus, duke inskenuar kështu të gjithë ngjarjen.

Origjina e parave mbetet ende mister. Pastruesja Dobi tha se kishte vjedhur 120 mijë euro nga shtëpia e Klosit, ndërsa më pas pohoi se edhe 404 mijë euro që iu gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, i përkasin po Klosit

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?