Ushtria amerikane me avion ka rrëzuar balonën e dyshuar të spiunazhit kinez mbi Oqeanin Atlantik. Një zyrtar amerikan tha për CNN se presidenti Joe Biden miratoi rrëzimin e balonës.
“Ekuipazhet e marinës dhe ato të rojes bregdetare, janë në gatishmëri nëse kërkohet ndonjëë ndërhyrje”, tha një zyrtar i mbrojtjes për CNN përpara rrëzimit të balonës.
Kujtojmë se balona u pa për herë të parë në fillim të kësaj jave dhe udhëtoi duke ndjekur rrymat e ajrit, dhe kështu përfundoi duke fluturuar mbi SHBA.
Përpara se baloni të rrëzohej, Administrata Federale e Aviacionit lëshoi një ndalesë tokësore për aeroportet në Ëilmington, Karolina e Veriut; Charleston, Karolina e Jugut; dhe Myrtle Beach, Karolina e Jugut. FAA gjithashtu kufizoi hapësirën ajrore pranë Myrtle Beach për të mbështetur “Departamentin e Mbrojtjes në një përpjekje për sigurinë kombëtare”.