Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonigal me pastruesen: Të më falë Rozeta, se mund të jetë e ndershme

Aktualitet Politike

Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, ndërsa ‘e lidh’ këtë ngjarje edhe me çështjen McGonigal.

Mes batutave, Berisha, i vendos emrin e të dashurës së McGonigal, Allison Guerriero, e cila edhe zbuloi aferat e përfshira të ish-zyrtarit të FBI-së, si ‘Rozeta’, pastruesja që vodhi në banesën e Alda Klosit.

“Habia Gonigal është kjo! Si ka mundësi që ky njeri të operojë dy vite në Shqipëri me intensitet të madh dhe në fund ta zbulojë dashnorja e tij. Rozeta të themi.

 

 

Të më falë Rozeta, se nga ana morale mund të jetë e ndershme, pavarësisht se ka vjedhur. Rozeta nuk ka vjedhur, por të gjitha trajcat me para i ka marrë me urdhër të Alda Klosit. Si mundet një grua, pa njohuri të tilla, që të hapë një kasafortë. Por kodin Rozetës ia dha Alda. E kuptoni apo jo?! Ajo zbatoi urdhrat, çoi të fsheh jo 120 mijë, por 700 mijë euro të vjedhura”, tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?