Kryeministri Edi Rama ka dhënë dje shpjegime në media për akuzat e opozitës për “lidhje” me ish-drejtorin e Kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Ai ka treguar si qëndron e vërteta për akuzat, takimet me McGonigal, dy shtetasit shqiptarë të përmendur në aktakuzë
Drejtuesja e emisionit “Top Story”, Grida Duma e pyeti Ramën dhe për lobimin me para ruse të PD në SHBA, rasti që sot njihet si çështja Muzin”. Kryeministri shqiptar theksoi se ai nuk ka lobuar kurrë dhe çështja, shtoi, nuk ka lidhje as me të dhe as me qeverinë.
“Nuk ka lidhje me mua apo me qeverinë time. Se kush ka lobuar dhe ku ka lobuar kjo nuk është cështja ime ta trajtoj dhe ta adresoj. Për sa më takon asnjëherë nuk i kam vënë në dispozicion ndonjë informacion apo nuk i kam kërkuar ndonjë shtysë në këtë proces zotërisë në fjalë se nuk kam pasur. Po të kisha nuk diskutohet që do ta bëja”, vijoi ai.
Intervista e plotë e kryeministrit Edi Rama, për Top Story
Pse keni heshtur?
-Unë nuk kam heshtur. Kam thënë atë që mund të them unë në kushtet kur nuk ka absolutisht asgjë që lidhet drejtpërdrejt me mua, me qeverinë apo qoftë edhe me këdoqoftë zyrtar shqiptar. Cështja ka marrë bujë por jo për shkak të aspektit të hetimit që lidhet me Shqipërinë, por për shkak të hetimit kryesor që lidhet me një implikim sipas akuzës të ish zyrtarit të lartë të FBI me një oligark rus Deripaska.
Lidhja juaj, kur daton? Kur fillon? Është lidhje me të, me Deripaskën, me dy biznesmenët? Ka pasur ambasada e SHBA dijeni që ju keni takuar këtë zyrtar të FBI?
-Unë dua të përsëris se nuk kam shumë c’të them mbi këtë cështje por meqë sot refuzova të jem dhe do të refuzoj të jem në një sallë të kuvendit dhe të përfshihem me disponim të plotë në debat me një opozitë e cila është në një nivel etik të frikshëm dhe për fat të keq më ka tërhequr dhe mua në atë nivel. Por nga ana tjetër them se në qetësi të shpjegohen ato gjëra që mund të shpjegohen.
-Së pari, ish-zyrtarin e lartë të FBI e kam takuar me kërkesën e tij. Ai ka ardhur, e kam pritur në zyrë. Kemi pasur një bashkëbisedim shumë miqësor në terma krejt të përgjithshme. Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse në tërësi. Me ka folur dhe kemi folur dhe kemi folur për rajonin ku influenca ruse është goxha prezente ndërkohë që në Shqipëri dihet që influenca ruse se paku në atë kohë ishte inegzistente. Dhe më pas takimet e tjera kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu dhe jam takuar me të pa asnjë axhendë, ose i pranisë time në SHBA ku kam qenë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Më ka ftuar, dhe kam qenë në zyrat e FBI të Nju Jorkut ku jam takuar dhe me kolegë të tij. Nuk shoh asnjë gjë të jashtëzakonshme në këtë marrëdhënie që është një marrëdhënie krejt normale, një marrëdhënie që nuk është e vetmja që unë kam me përfaqësues të agjensive të ndryshme ndërkombëtare. Dhe nuk kam pasur dnonjë detyrim të lajmëroj ambasadën apo dikë tjetër për këtë marrëdhënie.
Opozita është ajo dhe opozita thotë se me këtë çështje lidhet dhe një lobim juaji nëpërmjet këtij zyrtari hetimeve dhe influencës së tij që është shfrytëzuar nga dy biznesmenë që janë takuar me ju në zyrë. A është brenda protokollit shtetëror që të takohen dy biznesmenë që të takohen me zyrtare FBI dhe kryeministri dhe rrinë në të njëjtën tryezë?
-Se pari që ti kthehem fillimit të shtjellimit tuaj, opozita thotë këtë dhe të tjera. Por këto i thotë opozita, jo drejtësia amerikane, aktakuza e publikuar mbi një cështje që është hetuar për një kohë të gjatë. As media ndërkombëtare nuk thotë gjë të tillë, nuk aludojnë dhe nuk implikojnë në asnjë formë qeverinë apo mua sepse nuk e bëjnë dot se nuk e ka aktakuza. Nëse unë apo ne na ka shpëtuar ndonjë rresht ju mund të ma shfaqni. Por unë ju siguroj se nuk ka ndonjë rresht për këtë dhe nuk jemi pyetur, as na është kërkuar…madje unë jam pyetur dhe e di që ekziston kjo çështje kur më ka pyetur një gazetar amerikan. Dhe i kam dhënë atë përgjigje që është bërë publike.
Nuk ka dokument zyrtar apo një gjë indirekte që mund të ketë ardhur te ju?
-Në aktakuzë është e qartë: rasti i ish zyrtarit të FBI ka të bëjë për mënyrën sesi ai… cështja që ka marrë vëmendjen e dynjasë ska lidhje me shqipërinë. Aktakuza ka të bëjë si ka zbatuar ai rregullat. Dhe jo si e kam zbatuar unë. A është etike që unë të takoj zyrtarin e FBI me dy biznesmenë? Kjo nuk ka ndodhur. Unë nuk kam takuar zyrtarin e FBI me asnjë lloj biznesmeni. Zyrtari i lartë i FBI ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro-amerikan që ma ka prezantuar si mikun e tij. Dhe natyrisht unë i kam thënë bujrum: mirëse ke ardhur.
Ky qytetar amerikan ka marrë ndonjë tender apo investim nga qeveria shqiptare?
-Së pari unë flas këtu për cfarë marrëdhënie kam pasur unë në rastin konkret me ish zyrtarin e lartë të FBI dhe s;’jam njeriu që duhet të pyetem nëse ai tjetri ka përfituar ndonjë gjë nga ndokush. Di që me mua nuk është folur kurrë në asnjë takim për asnjë lloj përfitimi apo biznesi nga ana e zyrtarit të FBI.
Ka qenë një këshilltar i jashtëm pa pagesë? A ekziston kjo?
-Mund të marrësh këshilltar të jashtëm sa të duash që ç’ke me atë punë…
Ky këshilltari i jashtëm ka email zyrtar, pasaportë shtetërore?
-Kjo i përket viteve të shkuara. Ai ka qenë këshilltari im e kam ftuar unë. Duke e njohur në kushtet e zv.ministrit dhe duke cmuar faktin që ka njohje, ka lidhje, ka kontakte të cilat i kam thënë ti vërë sa më mirë në shfrytëzim të vendit tonë.
Oligarku rus?
-Me oligarkun rus Shqipëria s’ka asnjë lidhje, qeveria e Shqipërisë nuk ka ndonjë lidhje. Unë jo e jo dhe për më tepër në asnjë rast nuk është folur për këtë personazh përvec tani së fundit kur opozitat së bashku me mediat e tyre, autoportamntët e tyre të propagandës nxorrën lidhje të kapjes së veshit mbrapsh me aktivitet në Shqipëri të kompanisë më të rëndësishme me flamur austriak në botë që është kompania Strabak ku mësova dhe unë me këtë rast që ky person, Deripaska paska pasur aksione, krejt puna e tyre, dhe nga e cila eshtë larguar menjëherë pasi është vendosur në sanksione. Eshtë njësoj si të them unë tani që për shkak se Strabaku një kompani austriake që është në Shqipëri prej shumë e shumë vitesh ka punuar dhe ka marrë miliona e miliona euro punë nga qeveria e mëparshme, atëherë ata kanë qenë të lidhur me oligarkun në fjalë. Këtë s’mund ta them se është qesharake.
Ky oligark shfaqet te HEC Shushica, fonde nga FSHZH, investitor strategjik në Divjakë etj. Ju nuk keni ditur që është oligark rus, që Agron Nezaj biznesmen, apo Ducka një këshilltar i jashtëm që përfiton në bizneset e veta nga tenderimet shqiptare…
-Nga cili tenderim i qeverisë shqiptare përshembull?…
Pra këta nuk kanë përfituar? As Duçka as Neza…
-Më thuaj nga cili tenderim i qeverisë shqiptare ka përfituar Dorian Ducka, qoftë në periudhën që ka qenë me atë titull qoftë edhe më pas se unë nuk kam dijeni për këtë. Por ju duhet të më provoni të kundërtën. Në rastin e personin tjetër ai ka ardhur këtu me zyrtarin e FBI. Unë s’kam pasur njohje me të. Madje po të shikoni aktakuzën flitet për një borxh të marrë dhe se do të kthehet mes të dyve dhe nuk flitet për asgjë tjetër që thuhen këtu prej ditësh. Kjo është e gjitha mbarsja e malit të madh që do pjellë, një bisht miu.
Zëri Amerikës thotë: nuk dihet perse kryeministri takohet me zyrtarin e lartë të FBI në prani të biznesmenëve që është një pyetje e logjikshme…në faktin që këta individë…informacionet për partinë tjetër i kanë marrë nga zyra juaj dhe kërkohet të hetohet…
-Kush e thotë?…
Po citoj Zërin e Amerikës…
-Unë nuk komentoj komentatorët. Zëri i Amerikës është një komentator me gjithë respektin sic janë të tjerët. Në aktakuzë nuk thuhet asgjë e tillë dhe më lejoni tju them: se këtu është shumë interesant sesi pikturohet kjo panoramë gënjeshtrash duke aluduar se ajo që ka ndodhur me hetimin dhe ajo që ka ndodhur me skandalin e marrjes së parave ruse për të rrëzuar qeverinë në shqipëri është një sajesë që lidhet me takimin tim me zyrtarin e lartë të FBI. Ndërkohë që unë atë skandal e kam marrë vesh si shumë të tjerë kur doli në investigimin e Birn. Dhe në aktakuzë nëse e shihni datat e përmendjes së këtij fakti janë në atë periudhë kur në Shqipëri bëhej nami për atë ngjarje. Unë nuk kam pasur asnjë lloj informacioni më shumë dhe ne këtu në këtë godinë nuk kemi pasur asgjë tjetër më shumë sesa zbuloi Birn se po ta kisha do tia jepja zyrtarit të lartë të FBI apo kujdo tjetër. Dhe nëse më thoshin që kjo nuk është për mua unë do të pyesja po ku duhet ta coj unë këtë? Sepse bëhet fjalë për interferenca të parasë ruse në jetën politike të vendit tonë përmes PD për të rrëzuar qeverinë. Por nuk e kam bërë për një arsye të thjeshtë: se nuk kam pasur asnjë informacion më shumë sesa ajo që ka dalë në media.
Ajo që thuhet në aktakuzë nuk ka lidhje me cështjen Muzin?
-Nuk ka lidhje me mua apo me qeverinë time. Se kush ka lobuar dhe ku ka lobuar kjo nuk është cështja ime ta trajtoj dhe ta adresoj. Për sa më takon asnjëherë nuk i kam vënë në dispozicion ndonjë informacion apo nuk i kam kërkuar ndonjë shtysë në këtë proces zotërisë në fjalë se nuk kam pasur. Po të kisha nuk diskutohet që do ta bëja.
Ju thatë se nuk është diskutuar kurrë për cështje biznesi. Ndërkohë në aktakuzë thuhet se zyrtari i FBI ju ka thënë kujdes me koncesione ndaj oligarkëve ruse se është e rrezikshme…
-Këtë jua kam thënë që në fillim: që kemi folur për influencën ruse, penetrimin e tyre…për këtë kemi folur patjetër. Por nuk ka folur ai me mua në asnjë rast për asnjë lloj biznesi në funksion apo favor të personave të tjerë.
Si ndjeheni ju sot?
-Nuk më është shfaqur gjë askund. Unë kam takuar presidentin Trump që FBI i hyri në shtëpi para disa kohësh dhe ka qenë nën hetimin e FBI për një kohë të gjatë. Kam takuar presidentin Biden që FBI i hyri në shtëpi para disa ditësh…kjo është një punë e drejtësisë amerikane dhe unë zyrtarin e lartë të FBI nëse më vjen me këtë funksion dhe me një emër tjetër do ta takoj prapë. Dhe nëse më jepet mundësia të shkoj në FBI do shkoj prapë dhe nëse më krijohet mundësia që të pi kafe me të apo të ha darkë do ta bëj prapë. Patjetër. Cfarë bën ai në punën dhe jetën e tij kjo nuk është puna ime.
E quani mik apo “friend” sot kur ju është kthyer në një kosto në një farë mënyre?
-Unë nuk them nuk kam ditur këtë. Aktakuza e thotë këtë. Ajo nuk thotë asgjë lidhur me ndonjë implikim timin jo e jo por korruptim. Aktakuza nuk flet për korrupsion as të atij vetë. Flet për mosdeklarim mashtrim e ku di unë. Por nuk flet për korrupsion as për atë. Unë njdehem keq realisht në ç’katandi është opozita jonë dhe deri ku shkon paturpësia politike për të marrë zvarrë elektoratin ose ata që shpresohen të merren pas dhe tju merret vota duke ju servirur një gënjeshtër. Këtë më vjen keq. Ata nuk meritojnë më përgjigjet e mua. Duke qenë i disponueshëm për fat të keq kam rënë shpeshherë në nivelin e tyre.
Pse mendoni ju se përmendeni?
-Për arsyen e thjeshtë që ai dhe unë jemi takuar. Për këtë duhet të pyesni ata që kanë preferuar të ndalen këtu. Por unë besoj se kjo lidhet me faktin se në fund fare rasti është përkufizuar borxhi dhe mashtrime dhe mosdeklarime jo me mua dhe me atë tjerët që takonte në ballkan.
Një tjetër cështje është përfshirja e Gazprom…
-Ajo që mund të them se është se kompanitë e përmendura kanë marrë peshqeshe direkte nga qeveria e mëparshme dhe që në rastin e qeverisë sonë nuk kannë marrë asnjë lloj kontrate. Dhe nga ana tjetër qeveria jonë ska bërë asnjë peshqesh për asnjë lloj kompanie, duke dhënë fusha nafte pa gare. Dhe kjo është një flluckë e madhe sepse nëse ka kërkime për të bërë mbi origjinën e kompanive dhe lidhjet e tyre dhe si kanë hyrë në treg ato mund ti bëjë kushdo që ka durimin dhe do të gjejë që janë kompani që kanë marrë peshqesh copa Shqipërie pa garë nga qeveria e mëparshme. Bërtet më shumë kapni hajdutin ai që është hajduti i vërtetë.