Kështu është shprehur Ilir Meta mbrëmjen e sotme, teksa është pyetur nëse partia që ai drejton do të jetë ombrellë e Sali Berishës, nëse KQZ nuk e regjistron PD për zgjedhjet lokale të 14 majit. I ftuar në emisionin “Frontline”, kreu i Partisë së Lirisë paralajmëroi “zhvillime të shpejta”.
Ilir Meta: Ne, si Parti e Lirisë jemi një faktor vendimtar për fitoren e opozitës. Do të luftojmë për 61 kandidatët, nga Tropoja deri në Sarandë me çdo çmim. Nuk janë zgjedhje për të çrrënjosur sistemin monist, por është një moment i rëndësishëm për pluralizmin politik.
Pyetje: SPAK, 21 Janari dhe Gërdeci?
Ilir Meta: Nuk jam këtu për t’u marr çështje. Këto estrada të Edi Ramës me 21 Janarin nuk shkojnë, ai është organizator i dhunës. Është nxitësi kryesor i dhunës, midis mes një grupi të instrumentalizuar dhe trajnuar për dhunë, dhe institucioneve, në një tentativë për grusht shteti.
Kjo është drejtësi me regji. Unë nuk pres asgjë. Në shtatë vite reformë në drejtësi, Shqipëria ka rënë 27 vende në renditje. Kjo është një drejtësi e kapur prej fyti prej Edi Ramës.