Rama me pamje nga Zogaj: Po ndërtohet një prej tre moleve në Liqenin e Shkodrës
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga Zogaj ku po ndërtohet një prej tre moleve në Liqenin e Shkodrës.
Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kjo urë shihet si një perspektivë e re turistike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
“MIRËMËNGJES nga Zogaj ku po ndërtohet një prej tre moleve në Liqenin e Shkodrës, me të gjitha parametrat në funksion të lundrimit në natyrën e bekuar në zonën liqenore, që shihet edhe si një perspektivë e re turistike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, ju uroj një ditë të mbarë ” shkruan Rama në postimin e tij.
Total 0 Votes
0
0