SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Pezullohet nga detyra shefi i Trafiqeve të Paligjshme

Shefi i Seksionit tëTrafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan është pezullluar sot nga detyra.

Bëhet me dije se punonjësi i  Policisë, shtetasi U.SH akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk ka ndaluar një shtetas të të shpallur në kërkim në vitin 2022, i cili askohe ndodhej i shoqëruar në ambientet e Policisë së këtij qyteti.

Njoftimi i AMP:

Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi vendimin e Giykatës së Apelit Durrës dhe la në fuqi vendimin e Gykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë U.Sh., me detyrë Shef Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.

Pezullimi i 38-vjeçarit, punonjës policie, është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Oficeri dyshohet se në shpërdorim të detyrës, me veprime në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?