Afera e inceneratorëve/ Kryemadhi thirret në SPAK pas denoncimeve të saj

Aktualitet

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi pritet të dëshmojë sot në Prokurorinë e Posaçme për aferën e inceneratorëve.

Mësohet se Kryemadhi është thirrur në SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranë. Deputetja e PL do të jetë në Prokurori në orën 10:00.

Thirrja e Kryemadhit për inceneratorin e Tiranës pak ditë pas denoncimit më të fundit të saj ku tregoi se në Sharrë kryhet vetëm groposje.

Ajo gjatë denoncimit dhe publikimit të fakteve tha se shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për groposjen e mbetjeve.

Kujtojmë që Kryemadhi kur ishte në krye të LSi, ka qenë ndër të parët që ka denoncuar aferën e inceneratorëve. Ajo ka dorëzuar disa fakte dhe dokumenta në SPAK dhe shesh bënte thirrje që të dënoheshin ata që ishin të përfshirë në aferë.

Madje muaj më parë në një deklaratë për media ajo u zotua se ndalet pa e çuar deri në fund goditjen e kësaj afere.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?