SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Rama njofton “pakon” e dytë të ndihmës, kategoritë që do të përfitojnë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se punimet për pakon e dytë për personat në nevojë kanë filluar.

Sipas Ramës në fokus janë mjekët, ushtarakët dhe policët që kanë krijuar një familje të re për ndihmë në strehim.

Gjithashtu një tjetër kategori e cila do të mbështetet sipas kryeministrit janë edhe punonjësit me paga minimale në sektorin privat.

“Politika të reja mbështetëse duke nisur nga pagat minimale, te pagat për disa kategori të veçanta, mbështetja për strehim e mjekëve, ushtarakëve dhe policëve që kanë një familje të re. Pakoja tjetër për pensionistët në pranverë nga rindarja e taksës për eksportuesit e mëdhenj të energjisë.

E dimë që duhet akoma duke filluar nga ata që punojnë me paga minimale në sektorin privat, sidomos ata në prodhim që duhet të paguhen më shumë, sa më parë. Së shpejti do ua bëjmë me dije këto politika” tha ai.

Ndërkohë, ditën e sotme kryeministri Rama pas një mungesë disa ditore tha se shkak ishte gjendja e tij shëndetësore.

“Uroj të jeni mirë dhe bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe nuk të bën për burrë”, tha Rama.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?