Çështja e McGonigal, Basha reagon për herë të parë

Aktualitet

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për çështjen e McGonigal.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se e drejta vonon, por nuk harron, teksa shkruan se me SHBA në krahë Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive për shqiptarët.

“E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive per shqiptarët.🇦🇱🤝🇺🇸” shkruan Basha.

Kujtojmë që ky reagim i Bashës, vjen vetëm pak minusta pas akuzës së Sali Berishës, i cili tha se Basha e ka mbyllur gojën me zinxhir për këtë çështje.

Ky reagim i Bashës vjen pasi më herët është thënë se McGonigal i ndikuar nga këshilltarët e afërt me Ramën, dyshohet se ka ndikuar për hetimin e Nik Muzit, i cili akuzohej për paratë rusë të PD në vitin 2017.

Ky reagim i Bashës është i paqartë, por mund të ketë lidhje me zhvillimet në Amerikë, që kanë ndikuar dhe krijuar një zhurmë edhe në Shqipëri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?