Një aksident tragjik ka ndodhur në Pakistan mëngjesin e sotëm, ku kanë humbur jetën 41 persona.
Mediat e huaja shkruajnë se një autobus, ku po udhëtonin disa persona ra në një greminë dhe shpërtheu në flakë në provincën Balochistan në Pakistanin jugor.
Disa prej trupave janë djegur, duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre, tha një zyrtar i policisë lokale.
Aksidenti ndodhi ndërsa autobusi me rreth 48 persona në bord ishte duke u nisur nga kryeqyteti i Balochistanit, Quetta, për në Karaçi në Pakistanin jugor. Deri më tani raportohet për 41 të vdekur.
Total 0 Votes
0
0