Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me pamjet nga punimet që po bëhen në Elbasan për Auto Moto Park-un e parë shqiptar.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë ka publikuar një video ku krahës së cilës shkruan se Auto Motor Park-u i parë në Shqipëri po ngrihet me standartet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve (FIA) për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare.
“MIRËMËNGJES
dhe me punën që vijon për Auto Moto Park-un e parë shqiptar, i cili po ngrihet në Elbasan me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve (FIA) për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.