Nikolla pret ambasadoren e re të Greqisë
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti në në takim Ambasadoren e re të Greqisë, Konstantina Kamitsi.
Gjatë këtij takimi Nikolla i shprehu Ambasadores Kamitsi urimet më të mira për detyrën e saj në Shqipëri, si edhe besimin se gjatë këtij misioni do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit dypalësh.
“Bashkëpunimi i shkëlqyer politik dhe ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë frymëzohet nga fryma e fqinjësisë së mirë, interesat e përbashkëta strategjike, partneriteti në NATO dhe perspektiva e përbashkët evropiane. Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri shërbejnë si ura miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve.”, u shpreh Nikolla.