Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar mes Sali Berishës me PBDNJ-në e Vangjel Dules për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Meta thotë se ky është hap i bashkimit të opozitës për rrëzimin e qeverisë Rama.
“Përshëndesim marrëveshjen e sapo nënshkruar midis Partisë Demokratike dhe PBDNJ, si një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe bashkimit të opozitës për Fitoren e Ndryshimit në 14 Maj, për t’i dhënë fund monizmit në pushtetin vendor dhe rivendosur Llogaridhënien dhe kontrollin e qytetarëve!”, shkruan Meta.
Total 0 Votes
0
0