Hysaj shkëlqen përballë Milan, fiton edhe Sarri-n (VIDEO)

Sport

Lazio tronditi Milanin, i shkarkoi një humbje të rëndë, të thellë 4-0 në stadiumin Olimpik, duke certifikuar krizën totale të kuqezinjve. Vetëm në tre ndeshjen e fundit, ekipi i Piolit ka pësuar 9 gola, shifrat këto që ndezin alarmin. Lazio e bëri të dukej një ekip i vogël, e çmontoi në çdo aspekt duke vënë në pah problemet e mëdha të “djallit” në këtë fillim viti.

Katër minuta lojë i mjaftuan Lazio-s të kalonte në avantazh me Milinkovic-Savic që finalizoi me gol një aksion të bukur. Në minutën e 38-të ishte Zaccagni që me fat pa t’i përplasej topi në këmbë për të përfunduar në rrjetë. Historia nuk ndryshojë as në pjesnë e dytë me kryeqytetasit që shënuan dhe dy herë të tjera, Luis Alberto u tregua perfekt në ekzekutimin e penalltisë ndërsa Felipe Andreson në të 75-tën kompletoi “pokerin” e golave.

Elsi

Protagonist absolut në këtë sukses ishte dhe mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj, i rikthyer titullar fiks në formacionin e Sarrit: “I konfirmuar pas paraqitjeve të fundit të mira. I jep pak shanse Messias, shpëton portën në rastin e Leao-s”, nota 6,5 për Hysaj shkruajnë mediat italiane.

 

 

Feston për këtë sukses të Lazio-s edhe Napoli, ekipi i Spallettit e sheh veten në krye në kuotën e 50 pikëve, plus 12 në raport me Milan. Lazio e mbyll gjysmën e parë të sezonit me 37 pikë, në vendin e tretë, por aq sa Inter dhe Roma.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?