ÇUDIRA SHQIPTARE/ Banorët shtruan vetë rrugën, kryetarja e bashkisë i padit për ndërtim pa leje

Shkrime

Nga Julian Hoxhaj/ Nje perle nga Roskoveci!

Zonja ne foto, eshte kryebashkiake e Roskovecit! Eshte nje bashki e vogel bujqesore ne qarkun e Fierit. Kjo Bashki ka buxhet modest sigurisht, paçka se vitin e kaluar u dyfishoi taksat dhe tarifave vendore banoreve per te derguar mbetjet urbane ne Inceneratorin e Fierit!

Por, kjo qe po shkruaj, nuk ka lidhje me plehrat!

Pak dite me pare, banoret e fshatit Kurjan (Roskovec), pasi priten 25 vjet shtetin t`u shtroje rrugen, mblodhen nga 5000 leke te reja dhe shtruan vete rurgen e fshatit. Ajo rruge eshte jetike per banoret e ketij fshatil; e perdorin femijet per te shkuar ne shkolle, te moshuarit per te shkuar te qendra shendetesore, burra e gra per te kryer punet e perditshme etj. Pra, 40 familje vendosen te bejne ate pune per te cilen paguajne taksat dhe qe duhet ta bente bashkia.

Po cfare ndodhi?!
Pasi shtruan rrugen, Kryetarja e Bashkise u prek ne seder! Shkoi dhe beri kallezim ne Polici ndaj banoreve, duke i akuzuar se kane kryer “ndertim pa leje”. Policia shkon ne fshat dhe “kap” banoret,

Policia: Zoterinj, keni kryer ndertim pa leje!
banoret: Po more zoteri, nderim pa l;eje eshte te zgjidhesh hallin tend?! Te ndertosh rrugen per te kalaur femije, gra, vajza, nena….
Policia: !!!!!!!!!!!!!!
Banoret: Po pritem bashkine, nuk e ndertoi, ndaj e beme vete!
Policia: Pfff, lere se po ikim, nuk ju ndjekim penalisht!

Por, pas kesaj, kryetarja e bashkise kembengul: Ata kane bere ndertim pa leje, do ta ndjekin organet e drejtesise!

P.s. Nuk di dmth, te qash a te qeshesh ne kete vend!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?