Çmenduri/ Makina me drogë s’i bindet policisë dhe thyen traun e rrugës

Bota Rajoni

Ndjekje si nëpër filma. E tillë ishte ngjarja e sotme në kufirin greko-shqiptar, ku një automjet brenda të cilit kishte drogë, është ndaluar nga policia greke.

Ndonëse mjetit iu bë thirrje që të ndalonte, shoferi ka vijuar të ecë me shpejtësi në zonën e Thesprotisë, ndërsa në Igumenicë është futur në korsi të kundërt. Me shpejtësi skëterrë, mjeti ka ecur deri te stacioni ku janë kabinat e pagesës së rrugës në Drosoxor dhe më pas ka thyer trarët, duke u futur në korist të rregullt drejt Selanikut. Ndjekja në fjalë ka vijuar deri sa mjetit i janë çarë gomat, ndërsa është ndalur rreth 07:30 ora lokale në kryqëzimin e Metsovos.

Mësohet se në automjet ndodheshin dy persona, njeri prej te cilëve i mitur. Mësohet se në automjet ka pasur më shumë se 50 kg marijuanë, ndërsa në pranga kanë përfunduar një shtetas shqiptar, dhe një i mitur grek, rreth 16 vjeç.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?