Vuçiç “justifikohet” para serbëve: Ndërkombëtarët më treguan tre herë me çfarë do të përballemi nëse s’e pranojmë planin europian

Rajoni

Plani franko-gjerman, i cili është bërë plan i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është kornizë e re negociuese për Serbinë, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Në një adresim publik për qytetarët serbë, Vuçiç ka deklaruar se askush nuk e ka pyetur Serbinë për realizimin e propozimit franko-gjerman.

“Pa asnjë shkas. Nuk bëmë asgjë, asnjë shqiptar nuk është qëlluar, dhe erdhën dhe na e treguan planin. Fakti se ka një obligim për të mos e kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në OKB, është i fsheur”, ka thënë ai tutje.

Vuçiç është ankuar se pesë përfaqësuesit ndërkombëtarë i kanë kërkuar që ta pranojë propozimin. Sipas tij, atij i është bërë e qartë që nëse nuk pranohet plani, Serbisë do t’i ndërpritet rruga e anëtarësimit në BE, do të ndalen dhe tërhiqen investimet si dhe do të ketë pasoja ekonomike dhe politike.

 

 

“Kjo më është përsëritur tre herë. Secilën herë, kam reaguar fuqishëm”, ka thënë Vuçiç.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?