Votimi i emigrantëve, KQZ kërkesë Komisionit për Reformën Zgjedhore

Aktualitet

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi thotë se ka nisur puna lidhur me krijimin e kushteve, në mënyrë që diaspora shqiptare të votojë në zgjedhjet ardhshme parlamentare.

Përmes një postimi në Facebook, Celibashi bën me dije se i kanë dërguar sot Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë, disa rekomandime, të cilat në thelb sipas tij tregojnë se si mund të arrihet objektivi për votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Postimi i plotë i Celibashit:

I dërguam sot Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë disa rekomandime mbi plotësimet në Kodin Zgjedhor lidhur me votimin nga jashtë vendit.

Sikurse Anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore mund të jenë në dijeni, Gjykata Kushtetuese me vendimin Nr. 38 datë 09.12.2022 (V-38/22) në lidhje me votimin nga jashtë vendit ka vendosur:

– Pranimin e pjesshëm të kërkesës së kërkuesit Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.

– Konstatimin e cënimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor.

– Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti.

Sikurse mund të kuptohet edhe nga urdhërimi i Gjykatës Kushtetuese, plotësimi i boshllëkut ligjor në lidhje me votimin nga jashtë sa më shpejt të jetë e mundur, krijon kushtet objektive për KQZ Shqiperi për miratimin e akteve përkatëse nënligjore, si dhe përgatitjen e kushteve për realizimin e votimit nga jashtë për zgjedhjet e radhës për Kuvendin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon gatishmërinë për të dhënë çdo kontribut që do të kërkohet nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore apo Kuvendi i Republikës së Shqipërisë lidhur me çështje të natyrës rregullatore dhe teknike sa i takon realizimit të votimit nga jashtë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?