Sherr me thika në Pogradec

Aktualitet

Një konflkt ka ndodhur mes dy adoleshentëve mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku si pasojë një 15 vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ai është plagosur me thikë nga një 17 vjeçar gjatë një sherri banal dhe  më pas është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është  shoqëruar në Komisariat.

“Më datë 24.01.2023, rreth orës 18:15, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Pogradec, i cili dyshohet që gjatë një konflikti fizik me shtetasin N. M., 17 vjeç, banues në Pogradec, është dëmtuar me mjet prerës.

Autori i dyshuar, shtetasi N. M, është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Pogradec, për veprime të mëtejshme procedurale”, sqaron policia.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?